U kap pas 30 vitesh në arrati, zbulohen fjalët e para të bosit të mafies, Matteo Messina Denaro pas arrestimit

U kap pas 30 vitesh në arrati, zbulohen fjalët e para të bosit të mafies, Matteo Messina Denaro pas arrestimit

1673874937_mnateeo.JPG

 “Jam Matteo Messina Denaro”. Këto janë fjalët e para të kumbarit të kërkuar në Itali, bosit të fundit të Casa Nostras, në momentin e arrestimit, kur u pyet si quhej.

Siç raportojnë mediat italiane, hetuesit ndiqnin prej disa muajsh pistën që rezultoi e suksesshme. Ndërsa efektivët e Repartit të Operacioneve Speciale ishin siguruar 3 ditë më parë se e kishin gjetur më në fund njeriun të cilin e kërkonin prej 30 vitesh.

Pas arrestimit, Denaro është transferuar në kazermën “San Lorenzo” të Karabinierisë në Palermo. Sipas burimeve për “Corriere della Sera”, Denaro shkonte vazhdimisht në klinikën private në kryeqytetin e Siçilisë për vizita.

Një natë më parë, godina ishte rrethuar me agjentë të cilët në orën 9 të mëngjesit kanë ekzekutuar edhe urdhrin e arrestit.

“Ishte në radhë për të bërë një tampon, si shumë pacientë të tjerë në klinikë. Askush nuk do ta kishte menduar kurrë që ai ishte Matteo Messina Denaro”, citohet të ketë deklaruar Stefania Filosto, drejtoresha e klinikës private ku ishte Denaro.

“Ishte infiltruar mes pacientëve me emër të rremë, tashmë i plakur dhe i sëmurë”.


Lajmi kryesor:

‘Një jetë’ në arrati, kapet 'kumbari' i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro! 30 vite më parë në të njëjtën datë ra në pranga edhe Toto Riina! U gjet në një klinikë private në Palermo


G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë