Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap për të dytën herë me lëndë narkotike pavarësisht se i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
I riu i identifikuar si O.L është kapur nga oficerët e policisë jashtë banesës së tij dhe gjatë kontrollit të bërë iu gjetën doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ai ishte nën arrest shtëpiak pasi ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ndërsa është vënë nën hetim 27 vjeçari E.A të cilit gjatë kontrollit të bërë nga policia iu gjetën doza me lëndë narkotike.