Një sasi prej 1876 kg mallrash të padeklaruara u kapën nga policia kufitare në doganën e Shkodrës këtë të hënë.

Policia kufitare njofton se pranë kësaj pike doganore u ndalua një kamion e ngarkuar me produkte të një subjekti privat e cila kishte ardhur tranzit nga dogana e Vlorës.

Gjatë verifikimit të kontrollit fizik rezultoi një sasi prej 820 kg kafe e padeklaruar, me një detyrim doganor të munguar 214 730 lekë, dhe me penalitet në shumën prej 644.190 lekë.

Gjithashtu u konstatua edhe një kundravajtje administrative, ku në deklaratën transit të bërë nga subjekti nuk idhin deklaruar mallra të ndryshëm me peshë 1056 kg, ku u penalizua me shumën 3-fish të detyrimit doganor, i cili kap vlerën prej 868.020 lekë.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

1612787683_Screenshot6.jpg