U kapën duke prerë dru në kundërshtim me ligjin, nën hetim 6 persona në Buqlzië e Mat

U kapën duke prerë dru në kundërshtim me ligjin, nën hetim 6 persona në Buqlzië e Mat

6 shtetas janë vënë në hetim nga policia pasi janë kapur duke prerë dru në mënyrë të kundraligjashme në Bulqizë dhe në Mat.

Policia njofton se nga shërbimet e policisë në Bulqizë, në pyllin e fshatit Çerenec,  kanë kapur duke prerë lëndë drusore në kundërshtim me ligjin 4 shtetas dhe konkretisht V.Gj., 50 vjeç; M.Gj., 48 vjeç; P. Gj., 57 vjeç; P.Gj., 68 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në  mënyrë të organizuar,  prisnin lëndë drusore dhe e grumbullonin brenda zonës pyjore, me qëllim fshehjen nga kontrolli i policisë dhe transportimin e saj me kafshë pune.

Po ashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në pyllin e fshatit Lis, kapën shtetasit E.B., 22 vjeç dhe E.B., 20 vjeç (vëllezër),  duke transportuar një sasi lënde drusore të cilën e kishin prerë në kundërshtim me ligjin.

Për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 6 shtetasit e lartëpërmendur për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", kryer në bashkëpunim.

Gjithsej, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 m³ lëndë drusore, dy motosharra dhe një mjet zetor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore