U kapën duke shitur 1 kg kanabis, 2 të arrestuar në Tiranë! Në shtëpi u gjenden pajisje për kultivimin e bimëve narkotike (EMRAT)

Tiranë- Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e kryeqytetit teksa po tentonin të shisnin 1 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Blutë informojnë se të arresuarit u kapën në rrugën “Memo Meto”. 

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit  Reshat Qatromi, 36 vjeç dhe Ledin Kazanxhi (Allamani) 27 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua “Interruption”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër

Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër