Mbi 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 kg heroinë, dyshohet se janë siguruar në zonën e Institutit. Prej 2 muajsh, Antidroga e Tiranës kishte nisur hetimet, pasi përmes informacioneve kishte zbuluar se dy të arrestuarit, Mirland Herri dhe Luftim Hoxha, ishin furnizues kryesorë të drogave të forta dhe i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës. Ditën e finalizimit të operacionit, blutë kishin informacion se dy të prangosurit do të transportonin drogën drejt qytetit të Durrësit për ta shitur në doza më të vogla. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës po heton edhe një tjetër grup kriminal në zonën e Sukthit, që bashkëpunonte me dy të arrestuarit. Ky operacion është në vazhdim të operacioneve të mëparshme të goditura nga Antidroga. Në muajin qershor u sekuestruan 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë, ndërsa u goditën të tjerë furnizues të rëndësishëm të botës së krimit.
Lajmi kryesor:
Po trafikonin 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 trafikantët u vëzhguan! Pjesë e një grupi kriminal në Kamëz, kokaina e heronia me vlerë 500 mijë €









