Policia e Lushnjës ka arrestuar të premten 54 vjeçarin Altin Alla, punonjës i oksigjenit në spitalin e qytetit, për shkak të konfrontimit fizik me 31 vjeçarin Doris Sholla, mjek në të njëjtin spitali. Konflikti mes kolegëve, sipas të dhënave të policisë, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes për shkaqe banale. Në mëngjes autoritetet ka kryer veprimet e para hetimore dhe kanë marrë në komisariat agresorin e mjekut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta” thuhet në njoftimin e policisë për rastin.