U arrestuan gjatë operacionit policor "Drejtimi" me 5 kg kokainë dhe heroinë, Gjykata e Tiranës lë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën. Antidroga e Policisë së Tiranës përdori metoda speciale të hetimit. Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 heroinë të cilat do të trafikoheshin drejt Durrësit. Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj përllogaritet në mbi 500 mijë euro.

Ata dyshohet se ishin furnizues kryesorë të drogave të forta dhe i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës.

Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogave të forta që është sekuestruar nga policia e kryeqytetit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim...