U kapën duke transportuar 4 klandestinë, dy të arrestuar në Gjirokastër! Do t’i kalonin në Greqi

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy trafikantë, të cilët janë kapur duke transportuar 4 klandestinë nga Hani i Hotit, në drejtim të Greqisë.

Në pranga është vënë N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.

36-vjeçari u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veiurt, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar "Tre Urat", Përmet.

Ai kishte qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me klandestinët, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.   

E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip "Toyota", për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.   

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?