Një person është arrestuar në Elbasan pasi është konstatuar ditën e djeshme duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar si GJ.Ç., pasi u mor në pyetje ditën e djeshme ka dhënë informacion të rremë.
Për këto dy arsye, ndaj tij rëndojnë veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi", "Deklarim të rremë" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve".
Ndërkohë, një 33-vjeçar është vënë nën hetim në Mat pasi po transportonte 5 metër kub të prera në mënyrë të paligjshme. 33-vjeçari është identifikuar si K. R., banues në Mat.