Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Devollit pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në disa prej lokaleve të qytetit. Në pranga kanë rënë A. P., 32 vjeç, A. B., 56 vjeç, V. B., 29 vjeç, M. K., 54 vjeç, A. K., 34 vjeç, L. R., 55 vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht.
Të gjithë të arrestuarit u gjetën duke vënë baste sportive në lokale të ndryshme. Mes të arrestuarve është edhe njëri prej pronarëve të lokaleve. Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për L.K, 60 vjeç, njërin prej pronarëve të lokaleve ku u kapën të arrestuarit.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 celularë, shuma parash në lekë dhe në euro, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.