Operacion kundër lojrave të fatit është zhvilluar këtë mbrëmje në pika të ndryshme të qytetit të Devollit. Policia në bazë të informacioneve të grumbulluara ka ushtruar kontrolle në vende të ndryshme dhe lokale të këtij qyteti.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ka gjetur dhe sekuestruar aparate celulare me të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e basteve sportive. Ndër të tjera disa persona janë shoqëruar në polici.