Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier

Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier

Celularët e sekuestruar në Fier

Fier- Dy të rinj nga Fieri u arrestuan në flagrancë pasi merreshin me aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online.

Djemtë janë identifikuar si Erjon Ramaj, 27 vjeç dhe Maren Ruçaj, 30 vjeç nga Cakrani thuhet në njoftimin e policisë.

"Këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Cakran, në ambientet e lokalit "Bar-bilardo" të marrë me qira nga shtetasi Erjon Ramaj  duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shtetasi  Erjon Ramaj, e ushtronte aktivitetin e lokalit “Bar Bilardo”, pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore", thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Operacioni u kodua "Game over".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të pajeluara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtarë të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura