U kapën 'mat' duke vjedhur, arrestohen dy hajdutët në Tepelenë e Gjirokastër

U kapën 'mat' duke vjedhur, arrestohen dy hajdutët në Tepelenë e Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar në Tepelenë dhe Gjirokastër, pasi mbi ta rëndon akuza e vjedhjes. Në pranga ka rënë 47-vjeçari Sokol Bajraktari, banues në Tepelenë, i cili është kapur duke vjedhur në një supermarket, si dhe 49-vjeçari Zija Çollaku, banues në Delvinë, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një të moshuari.

Njoftimet e policisë:
Tepelenë:
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Barjaktari, 47 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, është kapur në flagrancë duke vjedhur në një supermarket. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër: Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Dropull u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Zija Çollaku, 49 vjeç, banues në Delvinë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të kryej vjedhje në banesën e shtetasit K.M, 79 vjeç banues në fshatin Kakavie, Bashkia Dropull.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!