TEPELENE-Zbulohen emrat e gjashtë personave që janë arrestuar për sasinë e 103 kg kanabis që u sekuestrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Vasjar. Trafikantët janë arrestuar pas hetimeve disa mujore, ndërsa puna vijon për prangosjen edhe të një tjetër personi që është shpallur në kërkim. Aksioni është zhvilluar nga policia e Gjirokastrës, raporton gazetari Piro Nase.

Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar janë kapur duke përpunuar dhe paketuar 103 kg kanabis me qëllim transportimin  në drejtim të qytetit të Vlorës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Të arrestuarit;
Ramiz Jahaj nga Vlora
Mikel Ziflaj nga Memaliaj
Leonidha Kociaj nga Mallakastra
Sefer Dukaj nga Vlora
Matjana Betaj nga Memaliaj
Ervin Saka nga Vlora

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.