Iu kapën 2.2 ton kokainë, del videoja e përgjimit të trafikantëve Franc Malo e Gentjan Meta! Alarm në Peru, mafia shqiptare po pushton tregun e drogës

PERU-“Barbas” dhe “Pelado”, kështu u bënë të njohur 2 shqiptarët, bosë të drogës, që iu kapën 2.2 ton kokainë në Peru disa ditë më parë. Në një shkrim të botuar dhe nga një media e rëndësishme peruane janë publikuar pamjet e arrestimit të të Franc Malos dhe Gentjan Metas. 

Media shkruan se shqiptarët janë zhvendosur në Peru dhe po sunojnë tregun e trafikut të drogës atje. “Mafia e fuqishme shqiptare e përkushtuar ndaj trafikut të paligjshëm të drogës mbërriti në Peru dhe po ecën me krenari në vendin tonë”,  thuhet në artikull. Sipas “Panorama-s”, shqiptarë kanë kaluar kufirin nga Ekuadori për të hyrë në Peru në mënyrë të parregullt dhe ata janë anëtarë të “mafies së fuqishme shqiptare. Ata ndodhen këtu për të dërguar tonelata kokainë në Evropë”.

Siç shkruajnë mediat, ata kanë bashkëpunuar me Ronny Silva Leon, një 35-vjeçar nga Peruja, i arrestuar gjatë operacionit policor, dhe Ismael Jimenez Manrique, pronar i një kompanie që merret me eksporte në Europë. Secili prej tyre kishte rol në operacionin e drogës. Silva siguroi transformimin e kokainës në asparag, ndërsa Jimenez do të merrej me pjesën e dokumentacionit të eksportimit të sasisë së drogës të fshehur në asparag. Malo dhe Meta kanë qenë gjatë gjithë kohës të survejuar. Siç duket nga pamjet e bëra publike në mediat peruane, Meta është pothuajse gjatë gjithë kohës në celular ndërsa në një moment të caktuar dyshon se mund të përgjohet dhe tregohet i kujdesshëm.

Alarmet e policisë antidrogë të Perusë ranë kur shqiptarët hynë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021. Gjatë kontrollit të historisë së Franc dhe Gentjanit, inteligjenca kundër narkotikëve zbuloi se kishin të dhëna për trafik droge në Shqipëri.

Ndaj policia nisi një ndjekje dhe vëzhgim të tyre, e cila përfundoi me një operacion që u zhvillua të premten më 10 dhe të shtunën më 11 qershor në Trujillo dhe Callao. Franc dhe Gentjan kishin mbërritur në vend për t'u vendosur në Trujillo dhe për të eksportuar 2.2 ton kokainë të lëngshme të kamufluar në një ngarkesë, e cila synohej të dërgohej në një kontejner transporti me destinacion Roterdam, Holandë.

Mediat peruane shkruajnë se prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është rritur më e fortë në dekadën e fundit. Këto organizata përfitojnë nga eksportet e frutave dhe produkteve të tjera bujqësore në Evropë, për të infiltruar kokainën në sasi të mëdha. Megjithatë, episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan, sepse prodhimi i kokainës në vend është rritur dhe ka një furnizim më të madh.

Të shtunën e 22 janarit të këtij viti, shqiptari Ergys Dashi, i konsideruar si kreu i trafikut të drogës në Ekuador, u ekzekutua nga atentatorët në një restorant Guayaquil. Ardhja e Malo Franc dhe Meta Gentjan në Trujillo lidhet me interesin e shqiptarëve për të gjetur një mjedis më pak të komplikuar se ai ekuadoriani për të eksportuar kokainë në Evropë.

Autoritetit policore konfirmojnë se operacioni Bitcoin tregon se organizatat kriminale shqiptare kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të trafikut të drogës në një shkallë më të gjerë. Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), mafia shqiptare e drogës është një nga më të fuqishmet dhe më të frikshmet në Evropë.

Dy shqiptarët arritën të arratiseshin, kur u arrestuan 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja.  Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.

1656323081_Screenshot3.jpg

1656323429_Capture271.jpg

 Gentjan META dhe Franc MALO
 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2022 01:19

    Media thote te verteten.2.2 ton kokaine nuk eshte pak dhe keta nuk jane shitesit e vegjel qe kap policia cdo dite me qese me gram/kokaine.Keta shesin me tonelata,shtoi ketu dhe ashpersine dhe vrasjet qe bejne.Nuk thuhet kot /me mire te te dali syri,se nami/ dhe ketyre u kane dale te dyja.Keta jane misherim i reputacionit dhe krimeve te tyre.

    Përgjigju
  • Elbasani: 27/06/2022 23:33

    Ky Franci a barbon e bab.e njeh tan elbasani.do ket qen i lanum peng bixhozxhiu..

    Përgjigju
    • Elbassan: 30/06/2022 11:52

      Mos fol kot kur si njef njerzit o bishe

  • Shqiptar: 27/06/2022 13:26

    Elementë kriminal ka çdo komb. Media po na asfikson me këto tituj me hiperbolizma. Të thuash 1 milion shqiptarë emigrante pushtuan tregun e drogave nuk shkon. Këta po përpiqen të zhvatin ndonjë pjese , por nuk mund te marrin komanden. Ata thjesht mund te jenë në lojë. Po të ishte Shqipëria 30 milionë mund të ishim të rëndësishëm. Tani ata maksimumi mund te kapin ndonjë lagje të qyteteve të mëdha.

    Përgjigju
  • Ligji: 27/06/2022 13:15

    Po lerini shqiptaret e shkret te punojne. Meruni me ata qe duhet mar

    Përgjigju
    • shqiptari: 27/06/2022 18:49

      po pra lerini te bejne miljona euro me droge e kur vijne e bejne si i do b.tha e nuk i hyn gjemb ne kembe shko ankohu qe drejtesija esht e shitur e kur femija jot te pije droge e te beje aksident e te mari neqaf veten e ndoshta te pa fajshem faji esht i qeverise....po mor ligjo po. kur tju djegi do ju vijne mendet ju pallave atdhetare qe thoni lerini te punojne shqiptaret.i pafsha ne litar keta klysha se main ne qafe njerez

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum