GREQI- Tre persona me origjinë shqiptare janë vënë në pranga nga policia helene në Florina, pasi në çantat e tyre të udhëtimit u gjetën 29 kile kanabis.
Sipas njoftimit, 3 udhëtarët të moshës 33, 45 dhe 50 vjeç kaluan kufirin ilegalisht, pasi kishin udhëtuar me këmbë nga Shqipëria.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 29 kile dhe 110 gram kanabis, 3 celularë, 3 karta telefoni, 50 euro dhe 3.600 lekë shqiptare.
Hetimi paraprak nga policia greke ka nisur.