TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 4 të arrestuarit të cilët u prangosën gjatë operacionit policor të koduar “Dinamiti” dhe ku u sekuestruan 400 kg tritol në Fushë-Krujë.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-ushtarakun Lulzim Mesi, Fatos Mesi, Nezir Mesi, të cilët janë anëtarë të një familjeje, si dhe të arrestuarin tjetër Marjan Karaj.
I vetmi që pranoi akuzën për përpara togave të zeza ishte Lulzim Mesi, ndërsa, tre të pandehurit e tjerë janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e ish-ushtarakut.
Ata akuzohen për veprat penale të “Trafikim i armeve e municionit” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.
Katër të pandehurit u arrestuan më 23 dhjetor pas një hetimi dy mujor dhe ku u sekuestruan 20 arka me lëndë plasëse dinamit, gjithësej 2.000 kallëp , me peshë totale 400 kilogramë.
Veç kësaj gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë, janë sekuestruar edhe tre armë zjarri kallashnikov, 5960 kapsolla elektrodetonatore, 1800 detonatore, fitil dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për shpërthim.
Burime nga A1 Report bënë të ditura se prangosja e ish-ushtarakut Lulzim Mesi, dy vëllezërve të tij dhe Marjan Karajt është bërë i mundur pas infiltrimit të një agjenti të kamufluar si klient ku grupi kriminal i vëllezërve mesi këmbenim një kallëp tritol me 400 euro. Krujë, trafiku i tritolit, agjenti porositi 400 kg te vëllezërit Mesi
Të njëjta burime konfirmuan se 2000 kallëpet e tritolit sekuestruar bandës kriminale drejtuar nga ushtari profesionist Lulëzim Mesi, i përkasin tritolit të denoncuar si të vjedhur nga depot e Nojës. Tritoli i Krujës u vodh nga depot ushtaraku drejtoi grupin kriminal
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO