TIRANË- Antidroga e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Medusa’, në të cilin ranë në pranga dy persona, Ardi Shehu dhe Brisea Kallushi, të cilët rezultojnë miq me njëri-tjetrin.
Burime bëjnë me dije se ata shisnin lëndë narkotike të forta në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë në doza 20 deri në 30 gramë.
Gazetari Sokol Dema informon se dy të rinjt komunikonin me blerësit nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u shitur më pas drogën. Gjatë kontrolleve u gjetën rreth 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e cila kap një vlerë të konsiderueshme në treg.
"Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë" informoi sot policia e Tiranës.
Burime pranë antidrogës bëjnë me dije se vlera e kokainës në tregun e zi të Tiranës vijon e rritet, duke kapur shifrën 32 - 35 mijë euro kilogrami.
Po ashtu 32-vjeçari ka rezultuar se kishte thyer edhe masën e arrestit në shtëpi.
Operacioni u ndërmpor në në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3
Ardi Shehu, 32 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit"
Brisea Kallushi, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.7%
-
Të gabuar
39.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2566
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër Dita e Verës, Tirana nis festën që sonte me gatime, verore e përqafime! Bashkia: 50 aktivitete për çdo moshë në çdo cep të kryeqytetit
13 Mars, 17:47
-
Prezantohet raporti vjetor i IMT, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës: Do vijojmë deri në lirimin e çdo hapësire publike! Mirëkuptues ndaj biznesit e bashkëpunues me komunitetin
13 Mars, 16:17
-
Organizonin baste sportive, por fati i la në ‘baltë’! Bien në pranga pronari dhe kamerieri i një lokali në Tiranë
13 Mars, 15:29
-
'Na duhet kokë e ftohtë dhe zjarr në muskuj e zemër', Orges Shehi para sfidës direkte kundër Bylisit: Ernest? Rëndësi ka stema e Tiranës e jo individi
13 Mars, 14:42
-
Hiqet pengesa ligjore për fizioterapistët, njihen diplomat e Shkencave të Rehabilitimit
13 Mars, 12:13
-
Tiranë/ I shkaktoi shtetit francez 2.5 milionë euro dëm, arrestohet 61-vjeçari italian në Rinas (EMRI)
13 Mars, 10:29
-
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 41-vjeçari! Armën e kishte fshehur në derën e automjetit (EMRI)
13 Mars, 09:25
-
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës
13 Mars, 09:19
-
Tiranë/ Ministri Ferit Hoxha pret kryetaren e Preshevës: Lugina mbetet prioritet i rëndësishëm i Shqipërisë
12 Mars, 22:59
-
Tiranë/ Humb jetën nga asfiksia një person me aftësi të kufizuara, kati i parë i banesës u përfshi nga flakët
12 Mars, 22:25
-
VIDEO / Rama pret ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, e besuara e Trump! Mediat greke: Arsyeja e vizitës, mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror
12 Mars, 21:29
-
Tirana gati për Ditën e Verës, ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit duke filluar nga nesër
12 Mars, 16:16