U kapën me 52 kilogram marijuanë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 serb në Prishtinë

U kapën me 52 kilogram marijuanë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 serb në Prishtinë

foto ilustruese

Policia e Kosovës ka finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike, në Prishtinë  ku janë arrestuar 3  persona pasi  u kapën me një sasi prej 52 kilogram drogë e dyshuar e llojit mariujanë.

Sipas policisë mësohet se operacioni i policisë është finalizuar  këtë të enjte pas një hetimi dy mujor  rreth orës 16.00  në rrugën Prishtinë Gjillan, ku janë vënë në pranga 2 shqiptarë dhe një shtetas tjetër me nënshtësi serbe me  inicialet L.M.

Nga raportimet bëhet e ditur se gjatë operacionit të kontrollit, policia ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari shqiptar me inicialet F. TH i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër me iniciale Xh. H., ka zbuluar në bagazhin e makinës një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Në kuadër të veprimeve proceduriale, policia përveç lëndës narkotike  ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  2 vetura, 4 telefona celular, si edhe 2000 euro kesh.

Njoftim i plotë i policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretishtë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, gjatë një operacioni të sukseshëm policor të ndërmarr sot me datë 24.01.2019; ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogram sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur. Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar:Dy (2) vetura,Katër (4) telefona celular,Dy mijë (2000) euro para kesh dhe Mbi 52 kg marihuanë.

Ndërsa, sipas vendimit të prokurori kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)