Tre shqiptarë u arrestuan nga policia britanike pasi u kapën me dy çanta brenda së cilave u gjetën 56 mijë paund. Mediat britanike shkruajnë se këto para, dyshohet se vijnë nga aktivitet kriminal.
Të arrestuarit, Nevruz Gjini, Bieru Gjona dhe Ledio Bicerri dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që për trafik lëndësh narkotike në Neëcastle dhe Gateshead.
Ata u vunë re teksa dilnin nga një shtëpi në Gateshead e cila dyshohej si vend grumbullimi prej tyre. Fillimisht u ndaluan Gjini dhe Gjoni të cilët po udhëtonin me makinën e tyre tip 'Benz' ku pas kontrollit në bagazh iu gjet një çantë me 45 mijë paund.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Gjithashtu, Bicerri u ndalua më vonë duke udhëtuar me një mjet tip 'Passat' ku kishte më shumë se 11 mijë paund.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)