Kjo ka çuar në një konflikt verbal mes gjykatësit dhe prokurorit të çështjes, Spartak Çoçoli.
Prokurori Çoçoli është shprehur se një masë e tillë nuk është dhënë as për ata persona që janë kapur me 15 gram marijuanë, ndërkohë që dërgohen në shtëpi 2 trafikantë të mirëfilltë si Çelo e Ngucaj.
Prokurori Çoçoli do të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndërkohë që një masë e tillë jepet vetëm në raste specifike kur të pandehurit kanë probleme të rënda shëndetësore apo për gratë shtatzënë.
Petro Ngucaj dhe Çelo Çelo, u arrestuan të dielën me 18 qershor, pasi ju gjet 58 kg lëndë narkotike në bagazhin e automjetit të tyre tip BMW. Kanabisi u konstatua gjatë një kontrolli të ushtruar në automjet, në vendin e quajtur "Ura e Viroit".
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com