Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe Himarës ditën e sotme.

Sipas njoftimit të policisë, autorët janë një 19 dhe një 21 vjeçar, të cilëve respektivisht iu sekuestruan 220 gramë lëndë narkotike cannabis dhe 82 kokrra drogë stimuluese ekstazi.

Himarë

Policia ka arrestuar në flagrancë të riun me inicialet R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal të Himarës pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë të riun me inicialet E. A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Arrestimi i tij u bë bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet e secilit referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".