DURRES - Arrest me burg për Marjen Fierzën i njohur ndryshe si njeriu i Lul Berishës, ish-kreu i Bandës së Durrësit dhe detyrim paraqitje për shokun e tij, Genti Nderjaku, pasi u arrestuan tre ditë më parë për armëmbajtje gjatë një aksioni të policisë në qytetin e Durrësit. Vendimet janë dhënë këtë të premte nga Gjykata e Durrësit, ndërsa Report Tv transmetoi Live ekskluzivisht dhënien e masës së sigurisë.
Gjykata e Durrësit është blinduar nga forcat e Policisë në momentin që mbërriti miku i Lul Berishës, Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku. Çdokush që është futur në sallën e gjyqit është kontrolluar imtësisht.
Fierza dhe Nderjaku ranë në prangat e policisë të mërkurën gjatë një aksioni për bllokimin e makinave luksoze për të cilat nuk justifikohet burimi i të ardhurave dhe arrestimin e personave në kërkim, ndërsa brenda në automjetin tip "Porsche" u gjetën dy armë zjarri pistoletë tip "Beretta".
Një prej armëve i përkiste Nderjakut i cili ka deklaruar se e ka me leje, ndërsa Shqiptarja.com siguroi një ditë më parë dokumentin e firmosur nga Çako që lejonte të arrestuarin të mbante armë zjarri vetëm brenda në banesë dhe jo jashtë saj. Gjithashtu, armë zjarri tip pistoletë dispononte edhe Marjel Fierza, miku i Lulzim Berishës i cili po drejtonte automjetin "Porsche". Fierza nuk ka pasur leje për armën.
Alibia e mikut të Lul Berishës para gjykatës: Armën e gjeta në...
Marjen Fierza ka pretenduar para trupës gjykuese se armën e zjarrit tip pistoletë e ka gjetur pranë vendit ku kishte parkuar makinën. Ai ka thënë e ka marrë pistoletën dhe ishte nisur për ta dorëzuar në komisariat, por rrugës e ka ndaluar policia. Sipas tij, policia nuk e ka besuar këtë version dhe për rrjedhojë e ka shoqëruar në komisariat.
“Pasi kanë ngrenë një darkë me shokët e mi, kam shkuar te makina dhe aty, pranë disa depozita uji, kam parë një armë dhe disa fishekë. I mora dhe u nisa në drejtim të komisariatit për ti dorëzuar. Gjatë rrugës na ka ndaluar një patrullë policie dhe më kanë arrestuar. Arma tip Beretta, nuk është e imja”, - është shprehur në dëshminë e tij Marjel Fierza.
Arma për Nderjakun me Firmën e Çakos
Shqiptarja.com siguroi një ditë më parë dokumentin me firmën e Haki Çakos për pajisjen me armë zjarri të Genti Nderjakut. Ky i fundit e ka marrë lejen në datën 28 prill 2017. Leja për pajisjen me armë të një personi i cili cilësohet i rrezikshëm nga policia, është firmosur nga Drejtori i Policisë Haki Çako dhe është propozuar nga vet Policia e Durrësit. Pikërisht kjo leje, tregon se si një person I dyshuar pjesë e një bande, pajiset me armë nga vet strukturat e shtetit.
Genti Nderjaku është pajisur me një pistoletë dhe 50 fishekë, por që ishte i detyruar t'i mbante në banesë ose tek bizneset e tij. Por i dyshuari si afërm i bandës së Lul Berishës e mbante me vete këtë pistoletë. Megjithatë Gjykata ka vlerësuar faktin e pajisjes me armë zjarri me leje për ta lënë të lirë.

(Majtas, Genti Nderjaku, djathtas Marjel Fierza miku i Lul Berishës)
[gallery]24160[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO