VLORË- Dy persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të befasishme të kryera nga policia, pasi u janë gjetur edhe sekuestruar armë zjarri pistoletë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vënë në pranga Jetmir Aliaj dhe Sandri Sulaj, poseduesit e armëve të zjarrit.
Sipas bluve të Vlorës, si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi Sandri Sulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. 34-vjeçari ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Aliaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".
Armët e sekuestruara
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
69.9%
-
Jo
22.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1068
Lajme të tjera
-
Vdes në Zvërnec një turiste gjermane
7 Maj, 16:54
-
Bllokohen 30.000 euro të padeklaruara në portin e Vlorës, u gjetën në kroskotin e Toyotës
6 Maj, 13:06
-
Vlorë/ Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve
5 Maj, 13:02
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët katamarani i linjës Sarandë-Korfuz! Report Tv siguron pamjet: I shkrumbuar totalisht nga brenda
5 Maj, 13:00
-
‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
5 Maj, 08:44
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Vlorë e Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit
5 Maj, 08:05
-
VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës
4 Maj, 22:31
-
'Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj', banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës
4 Maj, 16:34
-
‘Tempulli 3’/ Shiste kokainë në Vlorë, pranga 41-vjeçarit
4 Maj, 16:21
-
Taulant Balla i tërheq vëmendjen policisë në Vlorë: Kontrolloni për kanabis, jo për riparimin e çative! Këtë vit nis vëzhgimi i territorit me dronët ‘Bayraktar’
4 Maj, 15:14
-
Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'
3 Maj, 19:50
-
Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve
3 Maj, 12:04