Babë e bir janë arrestuar në Dibër pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë. Pas informacioneve të marrë nga policia për mbajtjen e armëve të zjarrit në banesë, nisi operacionin e koduar "Weapons", por zbuloi se babë e bir fshinin një arsenal të tërë armësh e tritoli, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.
Në pranga ranë Dalip Deda, 68 vjeç dhe Pajtim Deda, 38 vjeç, banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.
Policia sekuestroi dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krehër arme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.