Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 2 persona dhe ka nisur hetimin ndaj një tjetri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet me të cilin udhëtonin K. K., 24 vjeç dhe Z. H., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të vogël kokaine.
Hetimi ka nisur edhe ndaj D. A., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kanabis.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.