Katër të rinj shqiptarë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe u kapën duke punuar në një fermë kanabisi të ndërtuar në një hotel të braktisur në Aboyne u dënuan me nga dy vjet burg nga një gjykatë në Skoci.
Në gjykatë u tha se punonin si "kopshtarë" për të kultivuar drogë për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar shkruan gazeta skoceze The Press and Journal.
Fabio Marku, 28 vjeç, Arjel Leshi, 24, Gelvis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç, u arrestuan prej 16 janar të këtij viti kur dhe u zbulua ferma e kanabisit, prodhimi i së cilës nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 400 mjijë paund.
Si u zbuluan
Një arkitekt i cili kishte shkuar për të kryer disa punime në hotelin e braktisur kishte zbuluar se bravat godinës ishin ndërruar dhe më pas kishte parë dhe bimë kanabisi. Menjëherë kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur shqiptarët në një nga dhomat e hotelit me 50 dhoma gjumi.
Në gjykatën Aberdeen Sheriff të Skocisë policia konfirmoi se nuk kishim të bënim me një rast trafiku njerëzish por se ata kishin shkruar vetë me dëshirën e tyre për të punuar.
Avokati mbrojtjës i Fabio Markut i tha gjykatës se klienti i tij kishte hyrë ilegalisht dhe se kur i ishte ofruar punësimi në Skoci kishte një borxh prej 15 mijë eurosh.
“Për shkak të situatës në të cilën u gjend, ai e pranoi atë mundësi punësimi,” tha Patrick Brelhany.
Ndërsa për Arjen Leshin, avokati mbrojtjës tha se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë. Por është gjendur në Skoci e gjeti gjetur veten të përfshirë në këtë punë.
Edhe për Gelvis Xhepën, avokati mbrojtjës tha se ishte mashtruar duke i thënë se do të shkonte për të lyer dhe rregulluar hotelin por më pas ishte përballur me një tjetër realitet. Për Donald Xhepën avokati tha se i riu kishte shumë marrë borxh për të shkuar atje.