U kapën në 'shtëpinë e barit' ku u gjet droga me vlerë 700 mijë paund, dënohen 3 shqiptarët në Angli

U kapën në 'shtëpinë e barit' ku u gjet droga me vlerë 700 mijë paund, dënohen 3 shqiptarët në Angli

Alban Topi, Engjell Osmanaj dhe Anjelos Selamaj

MBRETËRI E BASHKUAR- Tre shqiptarë, Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, janë dënuar me 76 muaj burg gjithsej pasi u shpallën fajtor për prodhim kanabis, shkruajnë mediat angleze.

Ata ishin arrestuar gjatë janarit të këtij viti në Angli për aktivitetin e tyre të paligjshëm, atë të kultivimit të kanabisit në një “shtëpi-bari”, e cila ishte e vendosur në qytetin Bodmin, në disa ambiente mbi një ish-bankë, ku u gjetën bimët narkotike që arrinin vlerën e mbi gjysmë milioni paund.

Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për tu njohur me dënimin ku u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Në gjykatë u tha se tre shqiptarët vepronin në bashkëpunim me njeri-tjetrin për shkak të frikës se çfarë do të ndodhte me familjet e tyre. Alban Topi madje u konsiderua si viktimë e skllavërisë moderne.

‘Shtëpia e barit’ u zbulua në janar të këtij viti. Ndërsa policia mbërriti në zonë, u has në dyer të përforcuara që ishin të mbyllura nga brenda.Kur arritën të hynin brenda, të pandehurit u gjetën të fshehur dhe duke u përpjekur të arratiseshin.

Ndërtesa konsiderohej si një rrezik për shëndetin dhe sigurinë, ndërsa oficerët gjetën telefonat dhe çelësat e makinës së njërit prej të arrestuarve, Engjell Osmanaj. Në makinë, u gjetën sende të lidhura me rritjen e bimëve. Brenda pronës, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi me potencial për të prodhuar kanabis në një shkallë industrial, ndërsa u gjetën më shumë se 850 bimë  me vlerë rreth  731,000 paund.

Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri. Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar.

Duke dhënë vendimin, gjykatësi Robert Linford tha:

“Ju të gjithë keni hyrë në vend ilegalisht dhe u përfshitë në krime të rënda. Të tre jeni gjetur në pronën në rrugën Fore.”

“Prona ishte shndërruar në një fermë të rritjes së kanabisit. Ndërtesa përfshinte dyer të përforcuara çeliku, furnizime të devijuara me energji elektrike dhe ishte vendi i një operacioni tregtar të rritjes së kanabisit.”

Osmanaj u burgos për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!