Ish-polici Uljan Shpataraku u arrestua bashkë me biznesmenin Ergys Agasi, ndërsa lëviznin me një Audi nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Shpataraku ka qenë zv/drejtor i Policisë së Elbasanit. Kur Ilir Proda u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e transferoi Shpatarakun pranë vetes, por burime mediatike e identifikonin Shpatarakun ende me ndikim në hije në drejtimin e Policisë së Elbasanit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme, Uljan Shpataraku ka mbajtur detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. Por më 20 maj, kur në vend të Prodës u emërua Skënder Hita, ai firmosi përjashtimin e Shpatarakut nga radhët e bluve, me argumentin se nuk paraqitej në punë.

Ndërkohë, më 6 gusht, ai u shpall në kërkim pasi kërcënoi me jetë stafin e një hoteli në Dhërmi, sepse nuk i pëlqeu shërbimi.


Lajmi kryesor:

DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin