Viti akademik ka nisur me radhë të gjata dhe kaos në universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Studentët pa certifikatë vaksinimi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa e shkarkuar certifikatën nga E-albania. Ata shprehen se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë situatë, sakaq ka prej tyre që nuk pranojnë të vaksinohen e nuk dihet sesi do të procedohet në këtë rast.

Nga universiteti konfirmohet se  pranimi i studentëve do të kryhet vetëm me certifikatë të shkarkuar nga E-albania , si dhe me tampon nè rastet kur kjo certifikatë mungon apo me vërtetimin e mjekëve në rast të sëmundjeve shoqëruese. Në çdo fakultet është ngritur një grup prej tre vetash që duhet të kontrollojnë hyrjen e studentëve në auditorë.


Lajmi kryesor:

Tension në universitete, studentët nuk lejohen pa vaksina! Në Elbasan, Korçë e Durrës sfidohet urdhri i ministres! Pas protestës futen në auditorë edhe studentët e 'Natyrës'