Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri dhe thikë dy persona.
Erison Muraro ka nisur të konfliktohet me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., në fshatin Duzhë gjatë ditës së djeshme. Ai mësohet se gjatë sherrit për motive të dobëta ka marrë pushkën dhe një thikë duke i kërcënuar dy personat.
Por shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.
Blutë vendosën në pranga të riun për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.