Ernest Muçi ishte padyshim një nga protagonistët e mëdhenj të fitores 2-0 që Kombëtarja mori kundër Finlandës në Ligën e Kombeve. Mesfushori sulmues realizoi një supergol dhe detyroi kundërshtarin të dilte me karton të kuq nga fusha e lojës.

“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që tia arrij një ditë që të transferohem në një nga 5 ligat më të forta në botë. Një nga golat më të bukur në karrierë. Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita, jam i lumtur. Këmbën tani e kam mirë, por nesër do e shikoj më mirë.

Ishte ndërhyrje shumë e keqe. Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshjes po futem edhe unë mirë me grupin. Ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi.

Jam shumë i motivuar të bëj më të mirën në Kombëtare, kam akoma shumë dëshirë të luaj për Kombëtaren. Shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë normal. Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë, është njeri që bën shumë për ekpin,”-u shpreh Muçi për ‘Super Sport’.


Lajmi kryesor:

Supergoli i Muçit dhe rrjeta e Manajt, Kombëtarja ‘hakmerret’ 2-0 kundër Finlandës! Kryeson grupin në Ligën e Kombeve (VIDEO)