‘Jam punonjës i SPAK’, 39-vjeçari sherr me policët e Durrësit dhe i kërcënon me armë! Vihet në pranga

Durrës-Një 39-vjeçar në Durrrës është vendosur në pranga pasi kërcënoi me armë sportive policët e bashkisë pas një konflikti.

Sipas njoftimit të policisë Gentjan Kërçuku iu prezantua efektivëve si punonjës i strukturave ligjzbatuese, konkretisht si punonjës i SPAK.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak ka qenë një ndalim kundravajtje i automjetit të 39-vjeçarit. Në momentin që blutë i kanë kërkuar të largohet ka filluar edhe debati mes palëve.

 

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gentjan Kërçuku, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese”, informoi sot policia.

Blutë sekuestruan armën si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj

1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj