U konfliktuan në lokal e therën dy të
rinjtë,kapet 1 person,kërkohen 2 të tjerë

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit në një lokal kanë therur me thikë dy të rinj.

Policia bën të ditur se, është arrestuar Lefter Dono, 18 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e M.N dhe O.A ,pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen "Pllakë", Gjirokastër kanë goditur me mjete prerëse (thikë ) shtetasit K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç ,të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli