U la në burg pas vetëvrasjes së gruas, çohet për ekspertizë arma që u gjet në banesën e Xhemal Lokës

Xhemal Loka, i cili u la në burg pasi akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndjerës, ka hedhur akuza ndaj vëllezërve të saj se janë ata që i kanë dërguar armën në shtëpi.

Report Tv mëson se po administrohen materialet për te verifikuar provat e ngjarjes se vetëvrasjes se Bedrie Lokes. Arma e gjetur në banesën e Xhemal Lokes do t’i nënshtrohen ekspertizës për të analizuar shenjat e gishtërinjve duke qenë se ky i fundit ka mohuar të ketë mbajtur atë armë në banesë dhe duke qene se familjarët pretendojnë se armën ua ka sjellë në banesë për të bërë fajtor Xhemal Lokën.

Po ashtu mësohet se është rikthyer në vëmendje ngjarja e Tik-Tok. Janë sekuestruar foto, video dhe bisedat të cilat po shqyrtohen për më shumë. Në telefonin e Xhemal Lokës janë zbuluar bisedat ku ky i fundit është kërcënuar nga familjarë të Bedries, lidhur me ngjarjen e Tik-Tok, pasi u ka kërkuar me ngulm që foto të fshihet nga Tik-Tok dhe të vënë përpara përgjegjësisë fajtoren.

Ndërkohë janë sekuestruar pamjet filmike të komisariatit të Manzës pas deklaratave të familjes Loka, të cilat do të përdoren si prova materiale dhe dëshmi midis palëve ditës që u është kërkuar të paraqiten për të deklaruar në polici vetëvrasjen, pasi kanë hasur qëndresë nga familjarët e Bedries dhe kanë pasur përplasje fizike.


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës/ E bija i kërkonte të atit Xhemal Loka t'i jepte fund dhunës: Ti kur rref mamin s'na do as ne


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin