Gjendet pas dy muajsh 17-vjeçarja Ledia Redhi, e cila u denoncuar e humbur nga familjaret e saj.
Pas denoncimit të familjarëve në Report TV, policia ka bërë të mundur gjetjen e Ledias në qytetin e Beratit në praninë e një djali, të cilin ajo ka pohuar se e do.
17-vjeçarja tregon për Report TV se arsyeja e largimit nga shtëpia ka qenë pikërisht ky djalë.
Ajo shprehet se është e fejuar, ndaj për këtë arsye nuk i kishte treguar familjes.
Pas publikimit të lajmit nëpër media për zhdukjen e saj, ka qenë mamaja e djalit e cila i ka detyruar që të raportojnë në polici.

(Vajza e rikthyer në shtëpi, me nënën e saj)
Ja njoftimi i policisë Fier!
Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetases L.Rr, 17 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, Rroskovec, e cila ishte shpallur në kërkim policor, njoftojmë se kjo shtetase u paraqit në Drejorinë Vendore të Policisë Fier së bashku me të dashurin e saj shtetasin M.Gj, 21 vjeç, banues në Barat dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.
Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kësaj kohe të dy këta shtetas kanë qënë në qytetin e Beratit e për rrjedhojë nuk gjendemi përpara një vepre penale.
Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlersim.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO