U largua nga Rusia pasi denoncoi pushtimin rus në Ukrainë, Kievi i jep shtetësinë gazetarit rus Nevzorov

U largua nga Rusia pasi denoncoi pushtimin rus në Ukrainë, Kievi i jep shtetësinë gazetarit rus Nevzorov

Ukraina i dha shtetësinë gazetarit rus Alexander Nevzorov, i cili u largua nga Rusia në mars me gruan e tij pasi denoncoi pushtimin e Ukrainës nga Kremlini. 

Rusia ka kërkuar arrestimin e Nevzorov, duke e akuzuar atë për përhapje të informacionit të rremë. Këtë e ka bërë të ditur The Guardian. 

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, tha se autoritetet e Kievit i kanë dhënë nënshtetësinë Nevzorov dhe gruas së tij Lydia. Nevzorov konfirmoi se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një deklaratë në Telegram, në të cilën ai pretendonte se lufta e Rusisë është një krim dhe Ukraina një viktimë.


"Unë mbaj anën e viktimës. Dhe u jam jashtëzakonisht mirënjohës atyre ukrainasve të munduar, të dëshpëruar dhe të gjakosur që më lejuan të zë vendin tim mes tyre," tha ai.


Rusia nisi një hetim kundër Nevzorov, kanali i të cilit në YouTube ka më shumë se 1.8 milionë abonentë, pasi ai raportoi se forcat ruse bombarduan qëllimisht repartin e maternitetit të një spitali në Mariupol. Rusia mohoi bombardimet duke akuzuar Ukrainën për organizimin e një "provokimi"


Lajmi kryesor:

Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki