U largua nga shtëpia më e famshme pas nominimit të fortë, ish banori habit me deklaratën: Shihemi në BBV3

U largua nga shtëpia më e famshme pas nominimit të fortë, ish banori habit me deklaratën: Shihemi në BBV3

Ronaldo Sharka, i cili u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e martë ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Edhe pse ishte kryefjala e javës së fundit, ai nuk mundi t’ia dilte të qëndronte në shtëpi. Ronaldo ishte në nominim me Efin, Kiarën dhe Bledin, katër banorë që u rifutën në shtëpi me votat e publikut.

Sharka shkruan se mund të humbasësh lojën, por e rëndësishme është mos humbasësh fytyrën dhe dinjitetin. Ai më tej thotë se ndonjëherë të vendosësh maskë përkthehet në sukses. Më tej me nota humori, gazetari paralajmëron se do të marrë pjesë sërish në Big Brother Vip 3.

Postimi i plotë:

Miq! Kane kaluar me shume se 2 dite nga dalja ime e dyte nga BBVIP. Heren e pare kuptova qe donit qe te qendroja ende ne shtepi, per pozitivitetin, por te jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Kete here, kuptova dhe po kuptoj qe paskerkam qene kryefjala e javes se fundit te BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetem start-i i nje loje qe do trazonte komplet ujerat e BBVIP. Preferova te luaj kete here, por serish pa agresivitet por cdo debat ne fund duke nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetem 10 dite qendrim kete here, jam i lumtur qe kam qene prane jush nepermjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund te humbasesh lojen por me me shume rendesi eshte te mos humbasesh fytyren e dinjitetin, ndaj per kete jam shume krenar per veten time.

U futa ne ate shtepi me shpirt te plagosur, per cfare me kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa te jem i forte te vazhdoja lojen per pjesen tjeter te familjes time, sepse tani kane nevoje per mua me shume se kurre, dhe nuk preferova kurre te viktimizohesha qe te me mbanit sa me gjate me votat tuaja ne shtepi, por vendosa te luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them serish: Jam krenar per Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundesisht nga shpirti, ju te gjithe jeni bere pjese e jetes time tashme me qindra e mijera mesazhe apo cdo ndalese ne cdo cep te shqiperise qe me beni sa here shihni. Na e beni hallall nese ju kemi merzitur ne ndonje moment, por une nuk mundem t’i vendos vetes nje maske, edhe pse ndonjehere, te perdoresh maske perkthehet ne sukses por jeta eshte e gjate. Ronaldo do ju dhuroje te tjera gjera te bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër