Ronaldo Sharka bën paqe me Olta Gixharin: Të duam

Ronaldo Sharka bën paqe me Olta Gixharin: Të duam

Olta Gixhari

Olta Gixhari dhe Rolanld Sharka duket se kanë bërë paqe pas debateve të shumta në shtëpinë e Big Brother. Armaldo Kllogjeri ka marrë në telefon Olta Gixharin gjatë rubrikës “Mos i bjer me top” tek “E Diell”, ku ka bërë një lojë me të.

Armaldo i ka kërkuar ‘llogari’ Oltës se përse ka folur keq për të gjatë intervistave që ka bërë. Olta i tha se nuk e bën diçka të tillë as nëse është e vdekur.

Ndërkohë, Ronaldo ndërhyn tek telefonata dhe i thotë se e do. Olta i kërkon që të përgënjeshtrojë deklaratën e tij që ka bërë më herët, se Olta është një mashtruese.

Olta Gixhari: Ronaldo, ti duhet të përgënjeshtrosh atë që ke thënë për mua, që unë jam mashtruese, pastaj do takohemi dhe do bëjmë shumë gallatë.

Ronaldo Sharka: Atëherë po e them live, Olta Gixhari nuk ka lidhje fare me manipulimin. Të duam Olta!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 01/05/2023 13:57

    OLTA je yll fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor