U largua nga Tirana, Tefik Osmani zyrtarizohet drejtori i ri i klubit të Vllaznisë

U largua nga Tirana, Tefik Osmani zyrtarizohet drejtori i ri i klubit të Vllaznisë

Tefik Osmani

Tefik Osmani është “blerja” më e re e skuadërs së Vllaznisë. Kuqeblutë kanë njoftuar me një postim në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes për pozicionin e Drejtorit Sportiv. Osmani vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen nga Tirana dhe pikërisht nga ky pozicion, për të vazhduar më pas negociatat me klubin shkodran. 

"Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë  me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe. Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë", njofton klubi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës