'U lejua flamuri i Shqipërisë së Madhe i UÇK-së', tërbohen mediat serbe: Ne nuk na lejohet të përporim flamurin

'U lejua flamuri i Shqipërisë së Madhe i UÇK-së', tërbohen mediat serbe: Ne nuk na lejohet të përporim flamurin

Tifozët shqiptarë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen me Italinë

Sot në mbrëmje do të zbresë Serbia në fushë, ku do të përballet me Anglinë në Gelsenkirchen. Megjithatë përpara sfidës nuk kanë munguar fërkimet në distancë mes serbëve dhe shqiptarëve, me kombëtaren tonë që sfidën hapëse e luajti dje në disfatën ndaj Italisë në Dortmund.  

Sipas mediave serbe, shqiptarët ditën e djeshme kanë provokuar në stadium pasi sipas u panë flamuj të Shqipërisë së madhe dhe të UÇK-së.

“Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.

B92-shi serb vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve.

“Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh flamurin “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe.

Ndërkohë ata kanë postuar edhe një video TikTok-u, ku duken tifozët shqiptar në Dortmund të cilët heqin një flamur serb të vendosur përgjatë një rruge mes flamujve të shumtë të kombëtareve pjesëmarrëse në Europian.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 17/06/2024 20:53

    Sporti eshte te bashkoje dhe gezoje njerezit. Po cfar fituat qe hoqet flamirin. Eshte prone e tjeterkujt. A do fillonit ju sheer po ta bente serbi per flamurin tuaj??? Them se po Atehere keni vajtur per sherr apo cfar. Shijoni sportin dhe lereni politikanet te merren me politike. Mos beni lojen e serbit

    Përgjigju
  • iliri: 16/06/2024 17:47

    merren me flamujt,,nuk merren me futbollin dhe kush ishte fajtor per humbjen e shqiperise,,,nuk bejne asnje analize...si gjithnje merremi me budalliqe....

    Përgjigju
    • Tali: 17/06/2024 09:14

      Qa flet kot!? Shikuesit nuk luajnë futboll

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?