Ekziston një video e momentit kur BMW është duke lëvizur, ngre pak pluhur në anë të rrugës dhe më pas përplaset me një mur betoni, duke u përmbysur.
Disa kanale televizive shqiptare e kanë publikuar këtë video dhe pamjet janë të rënda. Është natë, dhe makina, e kapur nga kamerat e sigurisë shihet nga larg, ndërsa duken qartë dritat e përparme dhe të pasme. Në momentin e fundit, duket sikur Kleo Vrioni frenon, por nuk është aq e qartë; gjithçka ndodh shumë shpejt.
I riu, i cili do të mbushte 25 vjeç më 6 tetor, jetonte në Ponte San Pietro që kur ishte 18 vjeç. Ai punonte si murator dhe jetonte me qira në një apartament modest në Via Garibaldi, shumë pranë bashkisë, aty ku Sara Brugnatelli, një 26-vjeçare nga Erbusco që punon në Arcaplanet në Curno, vinte shpesh. Ata u martuan të dielën, pikërisht në Shqipëri. Të dy vdiqën menjëherë në aksident, shkruan Corriere della Sera në një artikull për të rinjtë që humbën jetën në Durrës.
"E dimë çfarë ka ndodhur nga ato që kemi lexuar në faqet e internetit shqiptare", thotë Ervist Myrtaj, 21 vjeç shqiptar dhe fqinj i viktimës.
Në apartamentin me korridorin e gjatë dhe dy shirita dritash që janë nga dritarja e tij deri te dritarja e Vrionit, ai ulet pranë ventilatorit dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur.
"Nuk është e vërtetë", thotë ai.
"Vëllai im, i cili punoi me Kleon dhe tani është duke shkuar në Shqipëri për funeralin, më telefonoi.
"Sipas mediave shqiptare, në orën 2:20 të mëngjesit, pas Vrioni po kthehej me makinë me Brugnatelli-n dhe tre persona të tjerë pas një feste në një lokal nate: 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri vdiq me ta , një 16-vjeçar është në gjendje kritike dhe një tjetër 25-vjeçar është shtruar në spital në Tiranë. Nuk e dimë se kush ishin personat me ta, mendojmë se ishin kushërinj ose ndoshta thjesht miq", thotë 21-vjeçari.
I riu tregon se nuk e dinte që dy viktimat ishin martuar të dielën. Nga ana tjetër ai thotë 26-vjeçarin kishte një vit e gjysmë që e njihte.
"Kleo as nuk na kishte treguar për dasmën; ndoshta ata preferonin ta mbanin private. E njihja prej një viti e gjysmë. Darkonim bashkë, ndonjëherë dilnim në bar. Atij i pëlqente peshkimi. Sara nuk jetonte këtu, ajo qëndronte disa ditë dhe pastaj kthehej në Erbusco tek i ati.
Në një rast, ajo na tha se ai ishte i sëmurë dhe se duhej të kujdesej për të. Në Bergamo, djali kishte një vëlla, tani në burg. Ai la pas edhe prindërit dhe një motër. Përpara se të transferohej në Via Garibaldi, ai kishte jetuar për disa vjet në Via Sant'Anna", tregon Ervist Myrtaj.
Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli, humbën jetën në një aksident tragjik në Manëz të Durrësit, bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri një ditë më parë. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, dyshohet nga 115 deri në 130 km/orë, para se të përplasej me një bordurë dhe të përmbysej. Paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por policia ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.










Komente
Komento