12-vjeçari së bashku me tezen e tij
I rrahur, i kërcënuar dhe i detyruar të shikojë video të dhunës së sulmit të Hamasit më 7 tetor. Kështu ka ndodhur me pengun 12-vjeçar, Eitan Yahalomi, sipas asaj që tha tezja e tij, Deborah Cohen për Bfmtv.
Eitan është një nga tre pengjet me shtetësi të dyfishtë franceze të liruar mbrëmjen e djeshme (27 Nëntor). Fizikisht të gjithë duket se janë mirë, por tezja thotë se është shumë e shqetësuar për pasojat psikologjike të traumave të pësuara.
"Ata janë përbindësh, nipi im përjetoi tmerre ndërsa ishte i burgosur i Hamasit. Sa herë që një fëmijë qante e kërcënonin me armë që të heshtte. kur ai mbërriti në Gaza, civilët, të gjithë e rrahën. Fjala është për një fëmijë 12 vjeçar", tha Cohen.
Cohen tha se ishte veçanërisht e tronditur kur mësoi se nipi i saj duhej të shikonte imazhet dhe videot e sulmit të 7 tetorit.
Eitan nuk do të mund të harrojë as sulmin e Hamasit në Kibbutz Nir Oz ku u rrëmbye. Babai i tij Ohad u përpoq të mbronte shtëpinë, por nuk dihet se çfarë i ndodhi, ndoshta ai është në mesin e pengjeve ende në Gaza.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore









