Ju kërkua të kontribuojnë me pagën e tyre për të paktën tre muaj për të përballuar ekonomikisht luftën dhe pasojat e pandemisë Covid 19, dy deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Artur Roshi padisin në gjykatë kuvendin e Shqipërisë. ReportTv ka siguruar një kopje të padisë së Murrizit e Roshit depozituar në gjykatë më datë 13 maj 2020, padi me të cilën kërkojnë anulimin e vendimit nr 44 të byrosë së kuvendit.

Më 2 prill 2020 me vendimin 44 me shumicë të votave byroja e kuvendit vendosi që deri në përfundim të pandemisë Covid 19, por jo më shumë se tre muaj deputetët të përfitojnë pagë 50 % të pagës aktuale neto. Por pikërisht ky vendim sipas deputetëve është i padrejtë dhe duhet anuluar pasi atyre u janë cenuar interesat e ligjshme.

Në objektin e padisë së dy deputetëve thuhet ‘‘Shfuqizimin e vendimit nr. 44, date 02.04.2020 “ Për trajtimin e përkohshem financiar mujor të deputeteve të Kuvendit të Shqiperisë gjatë periudhës së gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”,  të Byrose së Kuvendit të Shqipërisë.

Më tej ata kërkojnë që Kuvendi i Shqiperisë, ti paguajë të gjitha perfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën Mars 2020- Maj 2020 me pagë neto të plotë.

E pas pagimit të pagës së plotë dy deputetët kërkojnë që ti pasqyrohet kjo pagesë edhe në librezën e punës duke i kërkuar gjykatës „Detyrimin e palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë që në përputhje me “Statusin e Deputetit” të bëjë korrigjimet përkatëse në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqerore.

Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetët ndërsa vetëm Murrizi e Roshi rezulton se kanë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur për tre muajt Mars, Prill, Maj.

Me pagën e tyre në fondin e veçantë për përballjen me Covid 19 kontribuuan e një sërë institucionesh publike pas letrës së dërguar tek ta prej kreut të kuvendit Gramoz Ruçi.

1598282885_Sequence01.00001711.Still012.jpg

1598282896_Sequence01.00002709.Still013.jpg

Padia e deputetëve