U mbaron mandati/ Kuvendi shpall 
​4 vende bosh për anëtarët e AMA-s

U mbaron mandati/ Kuvendi shpall <br />​4 vende bosh për anëtarët e AMA-s
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vendet e lira për 4 vende anëtarësh të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Në një njoftim në faqen zyrtare, Kuvendi bën thirrje aplikantëve që sipas kritereve përkatëse të aplikojnë për tu bërë pjesë e selektimit të mëpasshëm parlamentar. 3 prej anëtarëve aktualë të AMA-s po ju përfundon mandati, ndërsa një vend ka qenë vakant më herët, çka detyron Kuvendin të nisë një seancë aplikimesh dhe selektimesh
 
Tre anëtarët që u ka përfunduar mandati:

Suela Musta
Zylyftar Bregu
Sami Nezaj
 
 
Njoftimi i plotë i Kuvendit
 NJOFTIM
PËR SHPALLJEN E 4 (KATËR) VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE (AMA)
Datë 22.09.2015
1. Mbështetur në nenin 8 pika 2, në nenin 9 pika 2 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në vendimin nr 47/2015 datë 21.09.2015 të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik “Për shpalljen e 4 (katër) vendeve vakante për anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive”, ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, subjektet e mëposhtme:
a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;
b) shoqatat e medias së shkruar;
c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;
ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.
2. Subjektet e mësipërme duhet t’i dërgojnë propozimet e kandidaturave pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.
3 . Propozimi i cdo kandidature duhet të përmbajë:
a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.
b) Librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.
c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
ç) Formularin e vetëdeklarimit, sipas modelit të publikuar në këtë njoftim.
Kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur anëtar i AMA-s

Neni 7
Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave
1. Anëtarë të AMA-s nuk mund të jenë individët që:
a) janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë gjatë 2 legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësive vendore në zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3 vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjës të këtij të fundit;
b) janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.  

Neni 8
Përbërja e AMA-s
1. AMA përbëhet nga Kryetari, Zëvendëskryetari dhe 5 anëtarë.
2. Kandidat për t’u zgjedhur anëtar i AMA-s mund të jetë çdo person, i cili ka përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushat e:
a) medias në përgjithësi;
b) transmetimeve audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;
c) prodhimit të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive;
ç) teknologjive të medias;
d) ekonomisë, administrimit dhe rregullave te konkurrencës;
dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe;
e) çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera  vulnerabël;
ë) artit, kulturës e muzikës;
f) drejtësisë, ligjit, administrimit publik;
g) shkencës, mjedisit dhe zhvillimit teknologjik;
gj) mbrojtjes së konsumatorit;
h) veprimtarive shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare, të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë audiovizive, siç përcaktohet në këtë ligj.
 
3. Kryetari dhe Zëvendëskryetari i AMA-s janë me kohë të plotë. Paga e Kryetarit, e Zëvendëskryetarit dhe shpërblimi i 5 anëtarëve të tjerë caktohet në përputhje me ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit