E ndërsa janë në vitin e fundit të mandatit, anëtarët Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, që është shkalla e parë e vettingut të gjyqtarëve dhe të prokuroreve, i kërkojnë Kuvendit dhe qeverisë tu gjejë punë pas përfundimit të mandatit.
Në ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, kreu këtij institucioni Roland Ilia, i është drejtuar me një kërkesë për mbështetje të iniciativës ligjvënëse, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i dhe për dijeni Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Pasi bën një bilanc të punës së kryer nga KPK-së e cila deri tani ka vlerësuar 718 subjekte gjyqtarë dhe prokuror ndërkohë, që vettingu do te përfundojë plotësisht për 805 subjekte në fund te vitit 2024, Ilia përcjell shqetësimin dhe pasigurinë e anëtareve të KPK-së dhe të Komisionerëve Publik së bashku me këshilltarët ligjor të dy këtyre institucioneve se çfarë do të ndodhë me ta pas përfundimit të mandatit. Sipas tyre ligji nuk e ka parashikuar një gjë të tillë, megjithëse ata në detyrë kanë aktualisht kanë të nijetin status si anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Kërkesës kreu i KPK-së i ka bashkangjitur edhe disa realacione ku sugjerojnë që pas përfundimit të mandatit anëtarët e KPK-së të emerohen gjyqtarë të gjykatës së Apelit për t'i integruar brenda sistemit gjyqësor. Të njëjtën gjë propozojnë edhe për këshilltarët ligjor të cilët të bëhen pjese e sistemit te gjykatës dhe prokurorisë.
Madje për këshilltarë të cilët kanë ushtruar 5 vite në KPK është propozuar të futen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim. Ndërsa për këshilltaret që kanë eksperiencë 4 vite me pëlqim të tyre të emerohen hetues të BKH-së .
E meritoni! 500 000 euro per te kaluar te pakalueshmit dhe shkarkim disa fakirave...si ai studenti i magjistratures!
PërgjigjuPlepat godasin serish
PërgjigjuNe gjykate te larte me mire se dilni ne pension pa punuar asnje dite.
PërgjigjuNga komentet me poshte duket sikur njerezit qe bene Vetingun, aq te kerkuar nga populli, ju kane shkelur ne kallo!!
PërgjigjuPo pse?Ju edhe dashkeni me e zgjedh ku doni te pinoni.Pse ju,jo si te gjithe te tjeret?
PërgjigjuLetra koti bejne po hë, i kane gati vendet keta edhe ata te kpa-se. Gati i kane, shiko sa vakanca ka apeli e i mbajne kastile bosh vendet. Turp e llum i madh po futen ne sistem keto vite, nga 2018 e ne vijimin po hyjne ne sistem dallkauke e anadollake sepse keshtu i duhen Rilindjes qe ti zhgaravise e perdhunoje sa me lehte te jete e mundur. Ne fund te fundit ky popull jemi e keta meritojme te kemi ne krye te qeverise ne krye te pseudodrejtesise e ne krye te cdo dikasteri. Jane njerezit adapt per te udhehequr kete popull idjot ne kuptimin me te plote te fjales. mos u lodhni shume te beni letra e kerkesa duke u pergjeruar sepse gati i keni vendet e punes per te vazhduar e perdorur nga banda ne pushtet.
PërgjigjuAman more ate lulin dhe zhulieten e tij . Dy vetingasit dhe nje histori dashurie . E kuptoni o njerez ku ka vajt drejtesua ne jete vend. Ventigsi Lulezim hamiti nje qurrash qe shtyp kolegen kacurrelse . Ja di gjithe kpk .
PërgjigjuBravo dordolecat e partis! Pasi zbatuan ne detaje listen e partise per vetingun, tani lypin vende pune ke qeveria Turp drejtsia re ne dore t kujt bie!
PërgjigjuCfare turpi e gjithe kjo farse!!!!! Me cfare mendje kerkojne keta analfabete te behen gjyqtare!!!!!! Vetem po i ndihmon partia. Turp
PërgjigjuNdonjë kërkesë tjetër? Apo ju pëlqen Shqipëria sa nuk u iket në imigracion.
PërgjigjuBeni ate juristen e hidocentraleve gjyqatre sepse ndaj i hoqi magjistratet per te hapur vend per vete. Dhe nuk duan gje tjeter por gjyqtare. Llum i madh me bo nje brez tjeter plepash ne gjyqesor tani me keta hidrauliket! I mbushen xhepat e tani duan rehati.
Përgjigju