Menjëherë pas përfundimit të fazës së 1/8, FSHF ka përcaktuar edhe axhendën e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Institucioni i futbollit në vendin tonë duke parë se ndeshjet janë me sistem vajtje-ardhje ka caktuar që ndeshjet e para të luhen më 18 mars, ndërsa ata të kthimit më 8 prillë.
Sot ndërkohë u përcaktuan edhe çiftet çerekfinaliste të cilat do të jenë: 1. Tirana-Besëlidhja, 2. Vllaznia-Teuta, 3. Apolonia-Kukësi, 4. Bylis-Skënderbeu.
Mbetet për t’u përcaktuar edhe orari se kur do të zhvillohen takimet.
Komento