U mbyt jahti i 'pambytur' i manjatit Mike Lynch, merret në hetim komandanti! Pikëpyetjet për të cilat duhet të jepen përgjigje

U mbyt jahti i 'pambytur' i manjatit Mike Lynch, merret në hetim komandanti! Pikëpyetjet për të cilat duhet të jepen përgjigje

Jahti i mbytur 'Bayesian'

Komandanti i Jahtit “Bayesian”, ku humbën jetën manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare dhe 5 bashkëpunëtorët e tij do të hetohet për mbytje të anijes dhe dhe vrasje të shumëfishta.

Magjistratët e Termini Imerese dëgjuan Cutfield dje pasdite për herë të dytë brenda një jave. Komandanti u ka shpjeguar hetuesevve se nuk ishte I shqetësuar për motin pasi nuk kishte paralajmërim për stuhi.

Por përtej parashikimit të motit, pesëdhjetë vjeçari nga Zelanda e Re James Cutfield, një ekspert tepër i zoti për jahtet e mëdha por dhe Mesdheun, duhej të shpjegojë se si ishte e mundur që një anije me vela e konsideruar e pambytur të ishte mbytur.

Pasi sipas ekspertëve të njohur edhe nëse do të ishin kushtet ekstreme të motit uji, Bayesiani nuk do të ishte mbushur kurrë me ujë dhe nuk do të kishte përfunduar në fund të detit.

Pra, çfarë mbeti e hapur? Apo çfarë ishte hapur? Cila kapakë, duke pasur parasysh se jahti me vela 56 metra, ndër më të mëdhenjtë në botë, u fundos? Pra, kush është përgjegjës për mbytjen e anijes që u mori jetën e shtatë njerëzve, përfshirë manjatin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij tetëmbëdhjetëvjeçare Hannah?

Prokuroria po vijon të ngushtojë rrethin e të dyshuarve edhe në funksion të autopsive të ardhshme që Prokuroria synon të bëjë ndaj viktimave dhe në të cilat duhet të marrin pjesë konsulentët e mbrojtjes, pasi këto janë hetime të papërsëritshme

Pikëpyetjet që kërkojnë përgjigje?
Pikëpyetje të shumta janë ngritur rreth arsyeve përse super-jahti, i ndërtuar në vitin 2008 nga kantieri detar italian Perini Navi, u mbyt kaq shpejt, kur varka me vela e gjendur aty pranë, “Sir Robert Baden Poëell”, mbeti e paprekur nga furtuna dhe arriti të shpëtojë 15 të mbijetuarit.

A ishte thjesht rasti i një tornadoje të pazakontë që e përmbysi anijen dhe mundësoi që uji të futej brenda saj?

Jahte të tilla si “Bayesian-i” kanë nën ujë një bosht që i ndihmon të ruajnë stabilitetin, por që duhet tërhequr për t’iu afruar brigjeve të cekëta. Jahte të tilla gjithashtu duhet të kenë nënndarje të papërshkueshme nga uji, të cilat janë projektuar posaçërisht për të parandaluar një fundosje të shpejtë katastrofike, edhe nëse disa pjesë mbushen me ujë.

Hetimet
Mes personave që janë në hetim është kapiteni Cutfield, ndoshta dhe zëvendësi i tij dhe  njeriu që vëzhgonte natën në të cilën ndodhi dhe tornadoja, vorbulla e fuqishme që meteorologët e quajnë "doënburst"

«Interpretimi im është se lanë derën anësore të hapur' – hipotezon Franco Romani, një inxhinier në pension që kishte punuar në projektin «Salute», emri i Bayeisan kur u largua nga kantieret e Perinit Viareggio në 2008. Nëse mbyllja e jahtit është totale, uji nuk mund të hyjë. Edhe në kushte shumë të pafavorshme moti, anija rrotullohet, por nuk fundoset kurrë. Për këtë arsye besoj se dera anësore ka mbetur e hapur. Nëse do të ishte kështu, kur anija u përmbyt, tonelata ujë do të kishin hyrë në dhomën e motorit dhe nuk mund të bëhej më asgjë.

Prokurori i Termini Imerese, Ambrogio Carosio, nuk përjashtoi asnjë pistë: “Po studiojmë dhe vlerësojmë nëse përgjegjësitë i takojnë kapitenit, gjithë ekuipazhit apo ndërtuesve të varkës”.

Carosio gjithashtu dëshiron të hedhë dritë mbi rrethanë e veçantë tragjike pse vetëm pasagjerët dhe kuzhinierja vdiqën ndërsa i gjithë ekuipazhi mbijetoi. Ndoshta nuk është bërë mjaftueshëm për të tjerët? Apo është thjesht një rastësi për shkak të vendndodhjes së kabinave të kapitenëve, marinarëve dhe stjuardesave më afër rrugëve të arratisjes?

Sa i përket mungesës së një alarmi për motin, konfirmimi erdhi nga Raffaele Macauda, ​​komandanti i Rojës Bregdetare të Palermos: "Meteomar (i Forcave Ajrore, red.) i asaj dite, nga mesnata e 19 gushtit deri në 12 orët në vijim. Në zonë priten shtrëngata të izoluara dhe dukshmëri e mirë. Kjo do të thotë se, përtej ngjarjeve ekstreme, nuk kishte paralajmërime për stuhi”.

Peshkatarët e Porticellos, ku u mbyt anija me vela, ngrenë supet: «Mund të mos ketë pasur paralajmërime, por në mesnatë ishte tashmë e qartë se diçka e keqe po vinte. Gjithçka shkëlqente, aq sa askush nga ne nuk doli në det”. Katër orë më vonë anija me vela u mbyt.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Londra në flakë dhe panik, digjet godina 6-katëshe! Mbi 100 të evakuuar, mes tyre dhe shumë fëmijë

VIDEO/ Londra në flakë dhe panik, digjet godina 6-katëshe! Mbi 100 të evakuuar, mes tyre dhe shumë fëmijë