U mor në pyetje nga SPAK për 8 orë, Elton Qyno në ‘Repolitix’: U mbajta i mbyllur me çelës si kriminel! Prokuroria tha se materialin që kisha publikuar ishte sensitiv

1703021817_qyno.jpg

Gazetari Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit u mor në pyetje për rreth 8 orë më 13 dhjetor në ambientet e SPAK.

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Qyno tha se materialet kishin të bënin me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë shënim se ishin ‘sekret i klasifikuar’.

'Janë materiale që kanë të bëjnë me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’ ndërkohë që një pjesë tjetër ka qenë sa i përket përgjimeve në SKY. Nuk kam pasur asnjë shënim sekret i klasifikuar sekret deri në 2 vjet. Këto dokumente asnjë nuk e ka dhe nuk kisha asnjë detyrim të mos e publikoja. Kam publikuar pasazhe që ndodheshin në këto dokumente. Nuk kam marrë shabllon dokumentin, por e kam përpunuar duke e ditur që ishin edhe pjesë e dosjes. ‘Plumbi i Artë’ ka shkuar në gjykim. Ato materiale u janë shpërndarë të pandehurve.'- tha Qyno.

Qyno tha se ka publikuar materiale, por të përpunuara. Sipas tij prokuroria e cilësonte materialin si sensitiv, i cili ishte ende në hetim. Qyno tha se u mbaj i mbyllur në një dhomë me derën mbyllur si të ishte ai krimineli.

Ata donin burimin për 7-8 orë. E cilësonin si një material sensitiv që nuk kishte zbritur në gjykatë. Ishte një material bisedat e njërit të të penduarve të drejtësisë tek rasti i Plumbit të Artë. Në kushtet kur kanë krahasuar informacionin që unë kisha kanë menduar se ky informacion ishte tepër sekret dhe nga ana tjetër vepruan në atë lloj forme që vepruan. Të më çojnë deri në atë pikë, sa të më shkojnë në shtëpi, të më kontrollojnë fizikisht, nuk mu duk normale. Kur ma bëjnë mua imagjino se çfarë mund tu bëjnë të tjerë. Ky informacion që nxora unë! U thirra për një njohje të thjeshtë dhe përfundova tek procedimi për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor. Ndenja 7-8 orë me derën mbyllur. A thua se isha unë krimineli që kisha bërë këtë gjëmën. Ata thonin se nuk është çuar në gjykatë pasi është procedim tjetër. Nuk ke pse ta hapësh këtë histori tani sepse ne do ta hapim në një moment tjetër.’- tha Qyno.

Sipas gazetarit, atij i është kërkuar që t’i kontrollohet telefoni dhe nga banesa i janë marrë sende personale. Sipas Qynos, prokuroria donte të dinte burimin e informacionit, e shtoi se është bindur tashmë se duhet të ndalonte publikimin e materialeve.

Janë marrë sende personale pa lidhje. Në shtëpinë e një gazetari mund të gjejnë. I kanë marrë të gjitha materialet në shtëpi. Asgjë nuk më kanë thënë. Mu vu në dijeni se kisha dhënë informacione shumë sensitive dhe janë në hetim. Unë u binda dhe vetë që duhet të ndaloja publikimin. Komunikimi im ka qenë shumë normal. Fakti që ata kërkuan telefonat unë këtu këmbëngula. Në tetor na është dhënë një paralajmërim edhe njerëzor dhe ligjor, por nuk na është kërkuar telefoni dhe nuk na janë kontrolluar xhepat dhe as telefonat. Nuk jemi mbajtur mbyllur me çelës. Ai donte burimin.’- u shpreh Qyno.

Gazetari Ferdinand Dervishi, u shpreh se problemi që SPAK kishte me këtë dosje ishte fakti se është pjesë e një hetimi.

‘Mesa kuptova është pjesë e një dosje ose është në hetim ose është pjesë e një hetimi. Ideja është se ke nxjerrë të dhëna që një person X është pjesë e dosjes dhe e kupton që ka dalë dhe ikën largohet. Ky është problemi që ka SPAK me gjithë këtë dosje. Puna është se në këtë rast dëmi është i madh. Ata njerëz marrin vesh që mund tu kërcasin prangat dhe mund të zhduken. Gazetari i vërtetë duhet t’i publikojë gjërat. Gazetari është i dëshiruar të bëjë publikimin e një akti korruptiv, e një akti që fshihet nga drejtësia.’- tha Dervishi.

Kujtojmë se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet, një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin.


Lajmi kryesor:

Informacionet sekrete dhe dilemat e gazetarit, Dervishi: Nuk duhet të publikohen informacionet e servirura nga krimi për qëllime të krimit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi